Politika personale private (ne nuk do të ju dërgojmë informata të pakërkuara – spame!)
Solucionet e internetit të Orinit e përmbajnë këtë deklaratë të politikës personale private me qëllim të dëshmimit të përcaktimit tonë për ruajtjen e politikave personale private të klientëve dhe shfrytëzuesve tanë në shërbimet instruktive, shërbimet online, ëebfaqet dhe ëebshërbimet (“shërbimet”).
Kjo politikë personale private përmban qëndrime në të cilat Orini qëndron, i ruan dhe i publikon informatat e mbledhura nga klientët dhe përdoruesit e shërbimeve të tij.
1. Intimiteti (qëndrimi personal)
Orini është përcaktuar për ti zhvilluar marrëdhëniet afatgjatë të bazuara në besim. Si i tillë, Orini do të bëjë çdo gjë brenda mundësive të veta për të garantuar se e drejta e juaj për intimitet ruhet dhe mbrohet. Shërbimet tona nuk i përkushtohen fëmijëve nën moshën 13 vjeçare.
2. Informatat të cilat i mbledhim
Orini mund të kërkojë ose të mbledh informata personale nga përdoruesit online në mënyra të ndryshme, duke i përfshirë edhe format online për kryerjen e porosisë së produkteve dhe shërbimeve, dhe rastet e tjera ku përdoruesit apelohen që vullnetarisht ti ofrojnë informatat e tilla.
Informatat të cilat ne i mbledhim janë informata personale të cilat ju identifikojnë personalisht, të tilla si:
- Emri & mbiemri
- Adresa postare
- Numri i telefonit dhe i faxit
- URL
- Adresa e e-mailit
- Informatat e kreditkarteles
- Informatat e tjera të faturimit
Orini mundet gjithashtu të kërkojë informata se në çfarë mënyre përdoruesit kanë akces në shërbimet tona duke përdorur ID unike të njohur për secilin përdorues nëpërmjet të Cookies ose mjeteve të tjera të ngjashme.
3. Çka janë Cookiet
Cookie është pjesë e të dhënave të ruajtura në kumpjuterin e përdoruesit dhe të lidhura me informatat të cilat kanë të bëjnë me përdoruesin. Ne mund të përdorim sesionet e ID cookive dhe cookive të përhershme. Për sesionet e ID cookive, kur ta keni mbyllur broëfesin ose kur ti keni dhënë instruksionet për dalje (log out), cookie kryhet dhe shuhet. Cookie i përhershëmështë një fajëll i tekstit të vogël i ruajtuar në kompjuterin e juaj për një periudhë të caktuar kohore.
Fajlli për ndihmë i broësferit tuaj përmban informata dhe instruksione për lëvizjen e cookive të përhershëm. Sesioni i ID cookive mund të përdoret nga Orini duke i shënuar preferencat e përdoruesit derisa përdoruesi është duke i shfrytëzuar shërbimet tona. Ai gjithashtu ndihmon për ta minimizuar kohën dhe ruajtur atë në procesorin e serverit. Cookiet e përhershëm mund të përdoren nga Orini për ti ruajtur pasfordet të cilat duhet të ripërkujtohen dhe informatat e tjera. Cookiet e përdorur në ëebfaqen e Orinit nuk përmbajnë informatat personale identifikuese.
4. Fajëllat e të dhënave
Sikurse shumica e ëebfaqeve standarde, ne i përdorim fajëllat e të dhënave. Këto informata mund të përfshijnë protokolet e internetit (IP) adresat, llojet e broësferëve ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP), duke ju referuar/faqeve dalëse, llojeve të platformave, datës/kohës së shtuypjes dhe numrit të klikimit në trendet e analizuara, administrimi i ëebfaqes, të dhënat agregate për lëvizjet e përdoruesve, dhe grumbullimin e informatave të gjëra demografike për përdorim agregat. Sidoqoftë, asnjëra nga informatat e ruajtura në fajëllat e të dhënave tona duke përfshirë por jo duke u kufizuar në adresat IP nuk janë të lidhura me informatat persoanle identifikuese.
5. Si ne i përdorim këto informata
Orini mund të përdor informatat e mbledhura personale të identifikimit nëpërmjet të kontaktit me klientët e produkteve dhe shërbimeve përkatëse të cilat ofrohen nga Orini, dhe deri në shkallën e pajtimit të përdoruesit, nga ana e anëtarëve besnik, kontraktuesve të pavarur dhe partnerëve të biznesit.
Ne mund ti përdorim gjithashtu këto informata me qëllim kërkimi lidhur me efektivitetin e shërbimeve tona dhe përpjekjet e shitjes si dhe të marketingut. Orini nuk do të ia ofrojë këto informata palës së tretë qoftë falas ose duke i shitur ato, përveç nëse nuk keni dhënë autorizim të veçantë për publikim të tyre.
6. Publikimi i informatave
Orini mundet gjithashtu të bëjë publikimin e bazave të të dhënave anonime agregate për informatat e mbledhura nga përdoruesit te investitorët dhe portnerët potencial. Në raste të tilla vetëm informatat statistikore do të publikohen kurse të dhënat personale identifikuese do të mbahen në mënyrë rigoroze konfidenciuale. Nëse Orini shitet, informatat e mbledhura nga përdoruesit mund të transferohen te pronarët e rinjë.
Orini mundet herë pas here ti angazhojë palët e treta duke i përfshirë edeh degët afariste të vetat dhe kompanitë e ndërlidhura, për ti ruajtur, analizuar ose në ndonjë mënyrë tjetër ti memorojë ose të manipulojë me të dhënat e marrura të Orinit nga klientët e tijë. Në të gjitha këto raste, nga ofruesi i shërbimeve të palës së tretë do të kërkohet ti trajtojë të gjitha informatat e tilla me shkallë të njejtë të kujdesit sikurse edhe Orini dhe këto do të ndalohen nga publikimi te persoant ose palët e tjerë, përveç nëse ndryshe nuk është përcakuar me këtë politikë personale private.
7. Ofertat dhe freskimet e veçanta
Klientët dhe përdoruesit tonë herëpashere do të marrin informata për produktet, shërbimet, punët e veçanta dhe biltenet e mundshëm. Pa përfillje të intimitetit të përdoruesve tonë sipas mënyrës së prezentuar ne nuk do ti pranojmë këto lloje të komunikimeve.
8. Shërbimet e shpalljeve
Në raste të ralla është e domosdoshme që të dërgohet shpallja rigoroze e shërbimeve përkatëse, nëse përshembull shërbimi jonë përkohsisht është i suspenduar për funksionim.
Përgjithësisht shfrytëzuesit mund të mos përcaktohen për këtë lloj të komunikimit, ndonëse ata mund ti deaktivizojnë llogarinë e tyre. Sidoqoftë, kjo mënyrë e të komunikuarit nuk është sipas natyrës së saj e mbështetur.
9. Mohimi ligjor
Ndonëse ne e bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur intimitetin e juaj, ne mund të jemi të detyruar që ti publikojmë informatat personale të cilat kërkohen sipas ligjit, nëse ne kemi besim në mirëkuptimin e mirë se aktiviteti i tillë është i domosdoshëm dhe kërkohet me qëllim të zbatimit të procedurës aktuale juridike, urdhërit të gjykatës ose procedurës gjyqësore e cila kërkohet nga Orini.
Webfaqja e Orinit përmban linqe të sajteve të tjerë. Ju lutemi ta dini (të jeni të vetëdijshëm) se Orini nuk është përgjegjës për praktikat imtime të këtyre webfaqeve të tjerë. Ne ju preferojmë që ti lexoni deklartat e politikave individuale të secilit dhe të çdo webfaqeje e cila e bën grumbullimin e informatave personale të identifikueshme. Politika individuale e Orinit sikurse është përshkruar këtu, zbatohet vetëm për informatat e grumbulluara nga Orini.
10. Ruajtja (mirëmbajtja) e informatave
Informatat e ofruara Orinit janë të ruajtura në mënyrë të pakufizuar dhe mund të inçizohen në një ose më tepër databaza në mënyrë të drejtpërdrejt ose në mëynyrë indirekte të cilat janë të mirëmbajtura nga Orini. Orini aplikon masat mbrojtëse standarde të kësaj industrie për ruajtjen e konfidencialitetit të informatave.
Ne nuk mund të garantojmë se humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi i të dhënave nuk do të ndodhë; Ne vetëm bëjëmë çdo përpjekje për ta evituar një dukuri të tillë. Çdo informatë tjetër veçanërisht e ndieshme, sikurse që janë informatat e lidhura me grumbullimin e numrit të kreditkarteleve të nevojshme për transakcionet komerciale janë të koduara para se të transmetohen nga Orini.
11. Përgjegjësia e juaj
Ju jeni përgjegjës për sigurinë e informatave të ofruara, sikurse që janë emri i përdoruesit (username) dhe fjalëkalimi (passwodi ose informata e koduar), të cilat ju mundësojnë akces në informatat e juaja personale të cilat mirëmbahen nga Orini. Përcaktohuni për sigurimin e informatave të cilat i ofroni në ndonjë vend të sigurtë dhe mos i këmbeni ato me të tjerët.
Keni kujdes se informatat kyçe, viruset si dhe paisjet e tjera të mbikëqyrejes mund ti ndërpresin informatat e ofruara në kompjuterët nga të cilët ju keni akces në shërbimet tona, kështu që ju duhet të ndërmerrni masa parandaluese lidhur me këto paisje, sidomos nga kompjuterët publik. Më tutje, ju gjithmonë keni mundësi të tërhiqeni nga ndonjë shërbim i rëndësishëm kur nuk jeni në mënyrë aktive duke e përdorur atë.
12. Pyetjet ?
Çdo pyetje lidhur me këtë politikë personale private mund ta bëni (drejtoni)në adresën info@orin-ks.com
A keni pyetje ?
Ju lutemi kontaktoni me info@orin-ks.com për çdo pyetje lidhur me këtë politikë personale private. |